Siç raporton Tetovasot, më 21.02.2026 në ora 02:30, në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin E.B. (39) nga fshati Bogovinë. Siç raporton Tetovasot, më 21.02.2026 në ora 02:30, në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin E.B. (39) nga fshati Bogovinë.
Burime për Tetovasot bëjnë të ditur se gjatë kontrollit në komunikacion është konstatuar se ai ka drejtuar automjetin “Polo” me targa të Shkupit pa leje drejtimi.
Automjeti është konfiskuar përkohësisht, ndërsa E.B. është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë do të vijojë parashtresa përkatëse, njofton Tetovasot.

