Më 03.02.2026, rreth orës 23:00, në bulevardin “Blagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor – Tetovë e kanë privuar nga liria A.I. (43) nga Tetova.
Gjatë një kontrolli trafiku, policia ka ndalur një automjet pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte A.I. Pas ndërmarrjes së masave përkatëse, është konstatuar se ai po e drejtonte automjetin gjatë kohës që kishte ndalim aktiv për drejtimin e mjetit motorik.
Me udhëzim të prokurorit publik, automjeti është sekuestruar përkohësisht për procedurë të mëtejshme.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit do të paraqitet kallëzim përkatës.

