8 C
Tetovo
E enjte, 18 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeArrestohet Bujar Dardhishta, ish-drejtor i Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë

Arrestohet Bujar Dardhishta, ish-drejtor i Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë

Në një aksion policor gjatë natës është arrestuar Bujar Dardhishta, ish-drejtor i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë.

Së bashku me të janë arrestuar edhe disa persona të tjerë, ndërsa janë kryer bastisje në disa lokacione në mbarë vendin.

Bujar Dardishta është kuadër i BDI-së, i cili gjatë viteve të fundit ka ushtruar disa funksione drejtuese në administratën shtetërore. Ai është më i njohur për mandatin e tij si drejtor i Entit për Gjendje Civile, ndërsa më vonë është emëruar edhe si menaxher në ESM Distribucioni.

Sipas informacioneve të deritanishme, bëhet fjalë për goditjen e një grupi të organizuar kriminal, i dyshuar për vepra penale nga fusha e korrupsionit dhe krimit ekonomik.

Detaje të tjera për aksionin priten së shpejti./PaCensure/

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments