Sot është arrestuar Fatmir Sheholli, ish-organizator i protestave në Hagë për lirimin e ish-ushtarëve të UÇK-së, nën dyshimet për spiunazh dhe bashkëpunim me UDB-në serbe. Lajmi ka tronditur opinionin publik, duke ngritur një sërë pyetjesh mbi prapavijën e këtij rasti dhe lidhjet e tij politike.
Sheholli njihet si mbështetës dhe person i afërt me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, lidhje që tashmë marrin tjetër dritë pas arrestimit të tij. Opinioni pyet me të drejtë: Çfarë e lidh Fatmir Shehollin me Ali Ahmetin? A ishin protestat në Hagë pjesë e një skenari të dirigjuar? Dhe a do të ketë ky arrestim pasoja politike për BDI-në, e cila prej vitesh e ka paraqitur Shehollin si “aktivist për drejtësi”?
Institucionet ende nuk kanë dhënë detaje të plota për hetimin, ndërsa opinionit i mbetet të presë përgjigjen më të rëndësishme: a po zbulohet një rrjet i vjetër bashkëpunimi që shkon deri te majat e BDI-së?