8 C
Tetovo
E diel, 14 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeArrestohet Fehmi Stafa, ish-avokat shtetëror

Arrestohet Fehmi Stafa, ish-avokat shtetëror

Është arrestuar ish-avokati shtetëror Fehmi Stafa, konfirmojnë burime nga hetimi për “360 gradë”.

Rasti po udhëhiqet nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ndërsa MPB konfirmon arrestimin e një personi me inicialet F.S.

Fehmi Stafa e ushtroi funksionin e avokatit shtetëror nga gushti i vitit 2018 deri më 23 gusht 2022, kur u shkarkua.
Avokati shtetëror emërohet nga Qeveria, ndërsa institucioni që ai drejton ka për detyrë të mbrojë pasurinë dhe të drejtat e tjera, si dhe interesat e shtetit.

Në qershor të vitit 2022, “360 gradë” publikoi një rast për katër familje nga Shkupi, të cilat prej 15 vitesh po enden nëpër gjykata për shkak të një procesi të paligjshëm të denacionalizimit, ku përfshihet edhe Avokatura e Shtetit, në krye të së cilës në atë kohë ishte Stafa.

Sonte, pas informacioneve për arrestimin e tij, nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), pa dhënë më shumë detaje, kanë bërë të ditur vetëm se është arrestuar një person me inicialet F.S., ndërsa për nesër kanë paralajmëruar më shumë informacione lidhur me arsyet e privimit të tij nga liria.

Disa media shkruajnë se Stafa dyshohet për marrje ryshfeti në vlerë prej disa dhjetëra mijëra eurosh.

Fehmi Stafa, i cili kohët e fundit punonte si avokat, është gjithashtu ndër të paraqiturit në thirrjen e fundit publike të Kuvendit për anëtar të Këshillit Gjyqësor.

/360stepeni.mk/

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments