Ministria e Punëve të Brendshme informon se mbrëmë vonë, rreth orës 23:30 në Shkup, në rajonin e Kisella Vodës, zyrtarët policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria D.Z. (32) nga Shkupi.
Në rrugën “Hristo Tatarçev”, ai, duke drejtuar një veturë “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit, është përplasur me veturën “Fiat Stilo” po ashtu me targa të Shkupit, e drejtuar nga B.K. (33) nga fshati Sopishtë, rajoni i Shkupit.
Nga aksidenti ka mbetur e lënduar 24-vjeçarja J.P. nga Shkupi, pasagjere në veturën “Fiat Stilo”, dhe lëndimet janë konstatuar në Qendrën Urgjente pranë Kompleksit Klinik “Nëna Terezë” në Shkup.
Gjatë ndërmarrjes së masave në lidhje me aksidentin, është konstatuar se D.Z. ka drejtuar veturën nën ndikimin e alkoolit – në gjak i janë matur 1.70 promila alkool.
Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit” sipas nenit 297-a të Kodit Penal.