Adrien Rabiot ka dalë lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Juventusin, ekip ku mesfushori francez kaloi 5 sezonet e fundit.
Klube si Milani apo Manchester United kanë shprehur interesim konkret për Rabiot, i cili pritet të largohet nga Serie A.
Shtypi sportiv turk raporton lajmin e bujshëm që Galatasaray ka plotësuar pretendimet financiare të 29-vjeçarit.
Duke gjetur gjuhën e përbashkët me përfaqësuesit e lojtarit në lidhje me termat personale të kontratës.
Dhe kampionët e Turqisë po merren me detajet e fundit, për ta prezantuar më pas Rabiot si përforcimin ideal për mesin e fushës.
47 ndeshje numëron futbollisti me kombëtaren e Francës, pjesë e së cilës është edhe në rrugëtimin në Euro 2024.