8 C
Tetovo
E diel, 7 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniAsfaltimi i rrugëve vazhdon edhe natën, Bilall Kasami: 24/7 për Tetovën

Asfaltimi i rrugëve vazhdon edhe natën, Bilall Kasami: 24/7 për Tetovën

Kandidati për mandatin e dytë për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami, ka treguar se puna për qytet nuk ndalet as natën.

Ai ka publikuar një video ku shihen punëtorët e ndërmarrjes komunale duke kryer punime asfaltimi në orët e vona. Me këtë, Kasami theksoi përkushtimin e ekipit të tij për të qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve.

“24/7 për Tetovën tonë!”, ka shkruar shkurt në rrjetet sociale, duke ndarë pamjet nga terreni.

Ky aksion shihet si dëshmi e ritmit intensiv të punës dhe vazhdimësisë së projekteve infrastrukturore që, sipas Kasamit, janë prioritet i administratës së tij.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments