Aston Martin ka zbuluar veturën e saj serike më të shpejtë të prodhuar ndonjëherë, që kap çmimin prej 400 mijë eurove.
Bëhet fjalë për modelin Vanquish që kap shpejtësinë maksimale prej mbi 320 kilometra në orë.
Nga gjiganti britanik që prodhon veturat ikonike sportive, thonë se kanë rikthyer emrin legjendar Vanquish – që ka motor V12.
Në aspektin teknik është vetura e parë e prodhuar nën drejtimin e drejtorit të ri të Aston Martin, Adrian Hallmark, që u largua nga Bentley.
Brenda një viti do të prodhohen 1 mijë sosh, dhe do t’i shpërndahen pronarëve të rinj nga vjeshta.
Kur flitet për motorin, kjo “bishë” prodhon 835 kuaj-fuqi, ku kjo veturë me benzinë ka ndërruesin automatik me tetë shpejtësi – që i mundëson Vanquish të arrijë shpejtësinë prej 0-100 kilometra në orë për 3.3 sekonda.
E shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike, pasi mund të përshkojë edhe atë prej mbi 320 kilometra në orë – që e bën veturën më të shpejtë serike të prodhuar nga Aston Martin. /Telegrafi/