Ditën e sotme, zv/ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, së bashku me disa drejtorë dhe funksionerë të tjerë nga rradhët e VLEN, në nivelin qendror. Sot, ka vizituar kandidatin fitues të raundit të parë në Bogovinë, Feti Abazin. Ai i ka shprehur fjalë miradije dhe ia ka potencuar se mbështetja e VLEN për të, nuk do mungojë edhe në raundin e dytë
“Është shtëpia ime e dytë, Tetova, dhe e ndjej veten si në shtëpi këtu, për shkak se gjithë këto vite kam qenë pjesë e Universitetit të Tetovës. Euforia e fitores është gjithandej, kjo eufori do vazhdoj edhe këtu.
Kjo vlen e dhe për z.Fetiun. Në një të ardhme të shpejtë, do të kemi kryetar të komunës edhe Fetiun. Do vazhdojmë der më derë. Pala tjeter eshte e hutuar, për shkak rezultatit në raundin e parë. Për një periudhë të shkurtë kohore, do vërehet fryma edhe në Bogovinë. Ka filluar të ndryshojë mentaliteti edhe këtu. Pasi, ky brez është shumë më i aftë se brezi ynë i mesëm. Të rinjtë tanë mendojnë për prespektivë, për intelegjencën artificiale dhe kibernetikën, gjithandej. Pollogu është i njohur për bizneset e vogla dhe të mesme. Do mundohemi të ia shtrijmë rrugën gjeneratës së re, që të mos ecin rrugëve të Europës, gjithashtu falenderojmë edhe mërgatën. Mos u ndalni edhe këtë javë, sepse ne jemi e ardhmja”, ka përfunduar fjalimin e tij, zv/ministri i brendshëm, Astrit Iseni.


