8 C
Tetovo
E shtunë, 21 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMaqedoniAUV asgjëson mbi një ton ushqime të pasigurta dhe vendosi gjoba prej...

AUV asgjëson mbi një ton ushqime të pasigurta dhe vendosi gjoba prej rreth 20 mijë eurosh

Shërbimet inspektuese të Agjencia për Ushqim dhe Veterinari kanë asgjësuar 1.010 kilogramë ushqime të pasigurta të etiketuara si “ushqim i shëndetshëm”, gjatë 373 kontrolleve të realizuara këtë javë te 14 operatorë të regjistruar si objekte për prodhim dhe tregtim të ushqimit të shëndetshëm.

Nga kontrollet është konstatuar se 14 operatorë nuk kanë qenë fare të regjistruar si operatorë ushqimi në Agjenci.

Për parregullsitë e konstatuara janë shqiptuar 65 vendime administrative, 19 vërejtje dhe 44 gjoba në vlerë të përgjithshme prej 20.550 euro në kundërvlerë denari.

Në 9 subjekte janë evidentuar kushte të papërshtatshme higjieno-teknike, ndërsa te 7 operatorë është gjetur ushqim me afat të skaduar. Te dy operatorë është zbuluar ushqim me origjinë të panjohur.

Ushqimi ishte i etiketuar në mënyrë të papërshtatshme te 18 operatorë, ndërsa në 23 raste punonjësit nuk kishin kryer kontrollin e detyrueshëm shëndetësor.

Dy operatorë nuk kishin vendosur procedura për praktikë të mirë prodhuese dhe higjienike, ose nuk mbanin evidencë përkatëse. Po ashtu, te dy subjekte nuk ishte kryer dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi i detyrueshëm në objekte, njoftojnë nga Agjencia.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments