8 C
Tetovo
E martë, 18 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniAzir Aliu: Do ti publikojmë emrat e mjekëve dhe spitaleve që kanë...

Azir Aliu: Do ti publikojmë emrat e mjekëve dhe spitaleve që kanë kryer operacione të panevojshme

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, deklaroi se emrat e spitaleve dhe mjekëve që kanë dërguar pacientë në ndërhyrje të panevojshme kardiovaskulare do të publikohen pasi komisioni ta finalizojë raportin. Publikimi do të bëhet pas fazës së dytë, kur në komision do të përfshihen tre ekspertë ndërkombëtarë.

Ai sqaroi se raporti aktual është draft dhe se gjetjet mund të ndryshojnë pas analizës së ekspertëve të jashtëm. Për shqetësimet mbi objektivitetin e komisionit, ku ka edhe mjekë nga spitalet private, Aliu theksoi se aty janë 15 anëtarë profesionistë dhe vendimet merren me shumicë votash. Sipas tij, ekzistojnë procesverbale dhe dokumentacion i plotë për çdo rast.
Raporti përfundimtar do të publikohet në faqen e Ministrisë pas rishqyrtimit ndërkombëtar. Pas marrjes së dokumentit, Ministria do të hartojë një plan veprimi për forcimin e sistemit dhe për të parandaluar raste të ngjashme.

Aliu, në një intervistë për emisionin “360 Gradë” në TVM 1, kërkoi që qytetarët të mos humbasin besimin në shërbimet kardiake dhe theksoi transparencë të plotë. Ai shtoi se raporti final do të shërbejë si udhërrëfyes për ndryshime ligjore, duke përmendur se aktualisht po ndryshohen 12 ligje dhe po hartohen dy të reja për transformimin digjital të sistemit shëndetësor. Raporti dhe analizat e tij do të shërbejnë si bazë për planin e ri të veprimit.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments