8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Shtator, 2025
BallinaLajmeAzir Aliu njofton ndërtimin e një poliklinike të re në Butel

Azir Aliu njofton ndërtimin e një poliklinike të re në Butel

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu ka njoftuar se me kryetarin e komunës së Butelit, Darko Kostovski, kanë nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e një Poliklinike në Butel të Shkupit, përcjell TV21.

“Në Ministrinë e Shëndetësisë, së bashku me kryetarin e Komunës së Butelit, Darko Kostovski, nënshkruam marrëveshjen për realizimin e një prokurimi të përbashkët për ndërtimin e një poliklinike të re, moderne në Butel. Ky është një projekt partneriteti mes ministrisë dhe komunës, i cili synon të ofrojë qasje më të afërt dhe më cilësore në kujdesin shëndetësor. Poliklinika e re do të mundësojë shërbime të integruara për qytetarët, pa pasur nevojë për udhëtime shtesë drejt qendrave të tjera shëndetësore”, ka shkruar ministri Aliu.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments