8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniAzir Aliu: Sot filloi pastrimi i hapësirës për Parkun Memorial në Tetovë,përjetësim...

Azir Aliu: Sot filloi pastrimi i hapësirës për Parkun Memorial në Tetovë,përjetësim i kujtimit të 14 jetëve të humbura në zjarrin tragjik të spitalit modular në vitin 2021

Sot filloi pastrimi i hapësirës ku do të ndërtohet Parku Memorial në Tetovë, simbol i kujtimit për 14 viktimat e zjarrit tragjik në spitalin modular në vitin 2021.

Në këtë vend ndodhi një tragjedi që e tronditi tërë shoqërinë, një tragjedi që mori jetë njerëzish dhe la boshllëk të madh në familjet e viktimave. Por padrejtësia më e madhe ishte fakti që institucionet zgjodhën të heshtin, të presin dhe të mos reagojnë. Ajo heshtje ishte një nënçmim i ri për të gjithë ata që kërkonin drejtësi.

Parku Memorial do të jetë një kujtesë se sistemi duhet të mësojë nga gabimet e veta dhe se qytetarët kanë të drejtë të kenë institucione që do të jenë pranë tyre kur u është më vështir . Ky projekt është dëshmi se politika mund të ketë edhe një fytyrë tjetër – fytyrën e përgjegjësisë dhe respektit, e jo të heshtjes dhe harresës.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments