Ish-shefi i shtabit zgjedhor Adnan Azizi, në një intervistë për TV21 ka demantuar lajmet për ndryshim të ministrave të VLEN-it. Azizi tha se ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, është ndër ministrat më të suksesshëm në qeveri dhe nuk ka asnjë arsye që atë ta zëvendësojë dikush tjetër.
“Besar Durmishi është ndër katër ministrat më të suksesshëm të kësaj qeverie. Ai ka performancë të jashtëzakonshme. Mandatari teknikisht mund të bëjë emërime dhe shkarkime, por ministrat janë me marrëveshje për qeverisje dhe nuk shoh arsye që të ketë ndryshime të ministrave”.
“Këtë tre mujor do të ketë vetëm plotësime të vendeve të zbrazura, pasi Izet Mexhiti tashmë ka kaluar në menaxhim të Komunës së Çairit. Ka emra të ndryshëm që janë në tavolinë për vendet boshe dhe këto do të vendosen këto ditë. Ndërsa pas vitit të ri, mund të ketë edhe riformatim të qeverisë”, tha Azizi.
Ai gjithashtu tha se është në bisedim me deputetë të opozitës, duke shtuar se do të ketë zgjerim të grupit parlamentar të pozitës shqiptare.

