8 C
Tetovo
E mërkurë, 3 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniAzizi: Bujar Osmani po gënjen në panik, BDI gjithmonë në krah të...

Azizi: Bujar Osmani po gënjen në panik, BDI gjithmonë në krah të Gruevskit dhe Mijallkovit

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar pas deklaratave kontradiktore të ministrit të Jashtëm në largim, Bujar Osmani, lidhur me takimin e tij me ish-kryeministrin e arratisur, Nikola Gruevski.

“Dje, Bujar Osmani publikisht e pranoi takimin me të arratisurin nga drejtësia, ndërsa sot tenton ta mohojë. Kjo kthesë nuk është gjë tjetër përveçse një gënjeshtër në gjendje paniku, pasi pa fuqinë e reagimit të shqiptarëve”, shkruan Azizi.

Ai kujtoi se BDI edhe sot bashkëpunon me Gruevskin dhe Mijallkovin, duke rikujtuar se arratisja e ish-kryeministrit u organizua me mbështetjen e tyre, ndërsa ligji për amnisti për Mijallkovin u votua me votat e kësaj partie.

“BDI për vite të tëra i siguronte kuorum dhe përkrahje Gruevskit për projektin shkatërrues “Shkupi 2014”, kurse nga ana tjetër shqiptarët u goditën me rastet “Monstra”, “Lagjja e Trimave” dhe me shumë sulme të tjera”, thekson Azizi.

Sipas tij, këto fakte e zbulojnë hipokrizinë e sotme të Osmanit, i cili tenton ta fshijë të vërtetën, por faktet mbesin të pashlyeshme: “BDI gjithmonë ka qenë në një linjë me boshtin Vuçiq–Gruevski”.

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, përmbylli reagimin duke thënë se shqiptarët nuk do të mashtrohen më dhe më 19 tetor do të japin përgjigjen e tyre ndaj, siç tha ai, gënjeshtrave dhe tradhtive të BDI-së.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments