Shkruan: Adnan Azizi
Të nderuar Izet, Arben, Zeqirja…
Daut, nuk mund ta kuptoj a kemi Tubim qëndror apo hapje shtabi sonte, çka po ndodh në Haraçinë ?
Të dashur vëllezër e motra, sonte vërtet ndjehem shum i emocionuar, sepse Haraçina është treguesi i qartë i fitores së VLEN në zgjedhjet 19 tetorit.
Si shef i shtabit zgjedhor, e them me bindje se me organizimin që shihet në Haraçinë, fitorja qënka e vulosur!
Kjo në radh të parë për shkak të pastërtisë dhe sinqeritetit të Dautit dhe intelektualëve të rinj haraçinas që i bashkohen për çdo ditë.
Haraçinasit gjithmon ka qenë shembull i ndëshkimit ndaj atyre që kanë tentuar ti mashtrojnë. Prandaj oponentët e Dautit në Haraçinë nuk duken askund, biles e kanë krijuar përshtypjen se vetëm VLEN ka kandidatë këtu.
Duket që nga qielli se më 19 tetor, Haraçina do të votojë për të sjellë ndryshimin e nisur në zgjedhjet e kaluara në nivel Qendror, NDRYSHIM i cili vërehet edhe edhe këtu pas projekteve të shumta që ka investuar Qeveria.
Por pas tetorit, Haraçina do të jetë shembulli i zhvillimit, ku forcat e Dautit dhe bashkëpunëtorëve të tij në Komunë dhe forca e Qeverisë, së bashku do të zhvillojnë çdo pjesë të Haraçinës.
Andaj nuk fua ta zgjas shum, sepse sonte karshi prezencës suaj fjalët janë të tepërta.
Por shkurt do ta them, urime Daut, urime VLEN-it dhe urime qytetarëve të Haraçinës