Deputeti nga rradhët e koalicionit VLEN, Adnan Azizi ka ironizuar përçarjen e deputetëve në Frontin Euvropian të cilët disa i votuan disa jo ndryshimet e propozuara nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për Ligjin e Organizimit të Punës së Organeve të Administratës Shtetërore, gjegjësisht ministrive.
Postimi i plotë i Adnan Azizit:
“Dilemë hamletiane e Frontit:
Cili është “Fronti Europian”, ata që votuan ligjin e qeverisë “proruse” VMRO/VLEN?
Apo ata që nuk votuan fare?!
Tani kemi dy fronte në një front, ose më sakt, Front Dyftyrësh!
Dilema mbetet vetëm në atë se, cili ngeli pro Europës e cili pro Rusisë?”, ka shkruar Azizi.