8 C
Tetovo
E diel, 29 Qershor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniAzizi: Masakrimi i Gostivarit dhe pazaret e Taravarit

Azizi: Masakrimi i Gostivarit dhe pazaret e Taravarit

Shefi i shtabit qendror të VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj Arben Taravarit dhe deputetit Halil Snopçe, duke i akuzuar për bashkëpunim me BDI-në dhe vazhdimin e masakrimit të Gostivarit.
Sipas Azizit, Taravari, në vend që të mbrojë interesat e shqiptarëve, po zbaton urdhrat e Ali Ahmetit dhe po e kthen Gostivarin në një oborr të BDI-së, duke shpresuar që Ahmeti do t’ia falë këtë komunë në zgjedhjet e ardhshme.
Azizi ka theksuar se masakra më e madhe ndaj shqiptarëve ndodhi gjatë regjistrimit të vitit 2021, kur BDI dhe LSDM, me bekimin e Ali Ahmetit, ndanë shqiptarët në “rezident” dhe “jorezident”, duke ulur numrin e shqiptarëve me së paku 5%. Ai ka theksuar se nga kjo politikë antishqiptare, Gostivari humbi 8 këshilltarë komunal dhe rreth 4 milionë euro në vit nga buxheti shtetër. “Halil Snopçe nuk merret me gjenezën e problemit dhe të vërtetën mbi skenarin e binomit BDI-LSDM, por mundohet ta devijojë temën duke mbrojtur Taravarin dhe Ali Ahmetin”, ka shkruar Azizi.
Ai shton se regjistrimi ishte i manipuluar dhe se ndarja e qytetarëve në rezident dhe jorezident u bë vetëm për të dëmtuar shqiptarët, duke theksuar se kjo masakër u çertifikua nga Ali Ahmeti dhe drejtues të Entit të Statistikave, me ndihmën e ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar.
Azizi ka përfunduar reagimin duke thirrur Halil Snopçen që të tregojë të vërtetën dhe të mos bëhet avokat i mashtrimeve të BDI-së.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments