Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, thotë se me ndarjen e fundit të fondeve nga Qeveria për komunat, shqiptarët për herë të parë kanë marrë hisen që ju takon nga buxheti i shtetit, në mënyrë proporcionale.

“Është një e arritur historike për shqiptarët. Një arritje më e madhe që shqiptarët, secila parti e ka pas pjesë të programit të vetë gjatë gjithë këtyre dekadave për të marrë hise nga buxheti i shtetit për të financuar projektet në komunat shqiptare. Për herë të parë shqiptarët po marrin hisen e vetë në mënyrë proporcionale dhe mbi 20 milion euro sivjet janë ndarë për komunat shqiptare. Vitin që vjen ky buxhet do të trefishohet dhe komunat shqiptare për herë të parë do të kenë buxhet për të realizuar projekte zhvillimore, infrastrukturore, të kulturës, arsimit, etj”, tha Azizi për gazetën LAJM.