Shkruan: Adnan Azizi, deputet i koalicionit VLEN
Teatri që po luan BDI-ja para Gjykatës Kushtetuese është një tjetër skenar i sajuar nga padronët e Aliut, Nikolla Gruevski dhe Milan Radojçiq.
Ju kujtohet para 8 vitesh, kur Nikolla Gruevski në emër të protestave para KSHZ-së dëshironte të mbroj krimin e tij.
E njejta situatë me strukturat paralele serbe, ku kinse në emër të komunitetit serb në Kosovë bënin roje tek Ura e Ibrit, me anë të së cilës dëshironin të mbronin kriminelin Milan Radojçiq.
Epo, e njejta situatë po ndodh me ju. Në emër të gjuhës shqipe dëshironi të mbroni korrupsionin dhe Soravinë.
Por kjo lojë u është djegur! Shqiptarët nuk mashtrohen më me këto truke të lodhura. Loja e BDI-së është djegur dhe shqiptarët e kanë vendosur të ecin përpara.
Shqipja po fluturon lart, ndërsa klika e BDI-së do të përballet me përgjegjësinë e saj. Edhe pak ju ka ngelur…