Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë se nuk planifikon të garojë në përpjekje për ta marrë detyrën e kancelares. Ajo ka theksuar se dëshiron të koncentrohet në diplomaci në një kohë kur ka disa kriza.
Zgjedhjet e ardhshme priten të mbahen në vjeshtën e vitit 2025. Në një intervistë për CNN nga samiti i NATO-s në Washington, Baerbock u pyet nëse e konsideron ta marrë detyrën e liderit të shtetit.
“Qartazi, bota është krejt ndryshe që nga zgjedhjet e fundit gjermane”, ka thënë ajo duke përmendur pushtimin rus të Ukrainës, luftën Izrael-Hamas dhe nevojën për “më shumë diplomaci e jo më pak”, raportoi AP.
Baerbock ka shtuar se në këto kohë krizash beson se përgjegjësia e saj politike nuk mund të lidhet me kandidimin për kancelar. Është shprehur se do të vazhdojë ta përdorë tërë energjinë si ministre e jashtme për të ndërtuar bashkëpunim dhe besim.
Ka pasur spekulime nëse Baerbock do të kërkonte ta merrte detyrën e kancelarit sërish.