Kandidati i AKI-së për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, në Debat Përnime te Jeta Xharra tha se nuk e di ku gjendet rruga AJ Zhurçin në Tetovë, edhe pse gjatë fushatës bëri video në atë rrugë dhe u përpoq ta keqpërdorë për poena politikë.
“Çfarë do të bëni për rrugën AJ Zhurçin, për të cilën na kanë dërguar pyetje? A e dini se për cilën rrugë po flasim?”, e pyeti gazetarja Jeta Xharra, Bajram Rexhepin.
Por Rexhepi tha se nuk e di se ku gjendet kjo rrugë.
Kryetari aktual i Tetovës, Bilall Kasami, tha se kundërkandidati i tij në këtë fushatë është si “Lisa në botën e çudirave”, ndërsa shpjegoi detalisht se si do të rregullohet kjo rrugë, përfshirë kanalizimin dhe asfaltimin.