Kandidati i BDI-së për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, tha se Tetova nuk ka nevojë për shkolla të reja dhe premtoi vetëm një shkollë nëse i fiton zgjedhjet, gjatë debatit te Kallzo.com me Jeta Xharrën.
“Ne do të ndërtojmë vetëm një shkollë në lagjen Dardania, sepse nuk ka nevojë për shkolla në Tetovë”, tha Bajram Rexhepi.
Nga ana tjetër, kryetari aktual i Tetovës, Bilall Kasami, tha se gjatë mandatit të dytë do të ndërtohen 2 shkolla të mesme, të cilat veçmë janë në ndërtim, 3 objekte të reja për shkollat fillore, 6 salla sportive dhe 3 pishina, dy prej të cilave tashmë po ndërtohen.