Prodhimi i Akademisë së “La Masia”, Çavi Simons duket se është i destinuar për gjëra të mëdha, pavarësisht se mban mbi supe vetëm 21 vite. Talenti i repartit ofensiv po kalon një periudhë fantastik si futbollist i huazuar te Lajpcigu, ku në 41 ndeshjet e zhvilluara këtë sezoni ka arritur të shënojë 9 gola, si dhe të asistojë plot 15 të tjerë.
Një rënie e vogël në statistika krahasuar me periudhën e tij, te PSV, sezonin e shkuar, por duke parë rritjen e vështirësisë së sfidave, kualiteti i tij mund të thuhet se është rritur.
Pas PSV e Lajpcigut, tashmë shërbimet e Simons i kërkon pikërisht klubi, që vendosi ta shiste para dy sezonesh, “katalanasit” e Barcelonës, me këta të fundit që sipas raportimeve më të fundit, të mediave spanjolle kanë filluar kontaktet e para me “gjigantët” e Paris Sen Zhermen, për të siguruar shërbimet e 21-vjeçarit.
Megjithatë deri më tani nuk asgjë konkrete, teksa pritet nisja e merkatos së verës, për të mësuar diçka më shumë lidhur me të ardhmen e tij.