Publicisti Bardhyl Mahmuti ka kërkuar që të shpallet ditë zije për vdekjen e At Antonio Belushit.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Atë Antonio Bellusci, pasqyronte hulumtuesin e përkushtuar të kulturës iliro-shqiptare, studimet etnografike të së cilit hodhën dritë mbi trashëgiminë gojore të arbëreshëve në Itali dhe Greqi.
Ai ka shkruar se “ati shpirtëror i arbëreshëve” në momentet më të rënda të historisë së popullit shqiptar të Kosovës, në kohën kur shteti serb zbatonte planin gjenocidal “Patkoi”, e denoncoi me tërë forcën intelektuale në opinionin publik të Italisë!
“Në shenjë nderimi për këtë atdhetar dhe humanist të madh, Kuvendi i Kosovës duhet të mbajë një seancë të jashtëzakonshme dhe të shpallë ditë zije!”, ka shkruar Mahmuti.
Postimi i plotë:
Të shpallet Ditë Zije për Atë Antonio Bellusci!
Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen e Atë Antonio Bellusci, që pasqyronte hulumtuesin e përkushtuar të kulturës iliro-shqiptare, studimet etnografike të së cilit hodhë ndritë mbi trashëgiminë gojore të arbreshëve në itali dhe Greqi.
Në momentet më të rënda të historisë së popullit shqiptar të Kosovës, në kohën kur shteti serb zbatonte planin gjenocidal “Patkoi”, Atë Antonio Bellusci e denoncoi me tërë forcën intelektuale në opinionin publik të Italisë!
Në shenjë nderimi për këtë atdhetar dhe humanist të madh, Kuvendi i Kosovës duhet të mbajë një senacë të jashtëzakonshme dhe të shpallë ditë zije!