8 C
Tetovo
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniBashkëpunim rajonal për transparencë: Mustafa Dauti në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit

Bashkëpunim rajonal për transparencë: Mustafa Dauti në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit

Zv Drejtori i Doganave Mustafa Dauti pjesëmarrës në Forumin Rajonal “Nga politika në impakt: Avancimi i integritetit dhe reformave institucionale në Ballkanin Perëndimor”, i cili u mbajt në Shkup, me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Korrupsionit.

Forumi, i organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe i mbështetur nga qeveritë e Suedisë dhe Zvicrës përmes UNOPS-it, mblodhi përfaqësues të institucioneve vendore, partnerëve ndërkombëtarë dhe diplomacisë evropiane. Ky takim shërbeu si një platformë e rëndësishme për dialog, shkëmbim përvojash dhe prezantim të praktikave inovative në fushën e integritetit, transparencës dhe llogaridhënies — parime thelbësore të qeverisjes së mirë dhe procesit tonë të integrimit evropian.

Si përfaqësues i Doganës, është kënaqësi të kontribuoj në nisma që synojnë forcimin e institucioneve dhe ndërtimin e standardeve moderne të administrimit publik. Besoj se bashkëpunimi i tillë rajonal dhe ndërkombëtar na ndihmon të avancojmë reforma të qëndrueshme dhe të ofrojmë shërbime gjithnjë e më efektive për qytetarët dhe bizneset.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments