Profesori nga Tetova, Bashkim Arifi, ka reaguar në rrjete sociale duke mbrojtur punën e kryetarit të komunës dhe kandidatit për mandatin e dytë, Bilall Kasami.
Ai ka theksuar se shpifjet dhe propagandat kundër Kasamit janë të pabaza, pasi ndryshimet në qytet dhe fshatra janë të dukshme.
“Të flasim keq për Bilallin është turp. Duket qartë ndryshimi që ka sjellë në qytet dhe fshatrat përreth. Njeriu punon ditë e natë për qytetin, kurse disa prap nuk ia dinë,” – shkruan Arifi.
Profesori përmend rrugët e rregulluara me standarde evropiane, ndërtimin e shkollave, çerdheve dhe sallave sportive, si dhe projektet që janë në vazhdim. Ai veçon si “qershinë mbi tortë” ndërtimin e stadiumit të qytetit të Tetovës, ku ekipi i Shkëndijës do të zhvillojë ndeshjet në zemër të qytetit.
“Mundet për dikë të kem tepruar, mirëpo ajo që shihet nuk mund të fshihet. Edhe unë jam banor i këtij qyteti dhe dua ta shpreh mendimin tim, pse jo?” – shkruan më tej Arifi.
Në fund, ai bën thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje, duke u shprehur se “nesër duhet të votojmë për njeriun që punon për Tetovën, i del zot Tetovës dhe e do Tetovën”.
“Urime që sot fitorja e madhe, kryetar!” – përfundon profesori Bashkim Arifi.