Pas një hetimi disa mujor të Prokurorisë Themelore Publike Shkup në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, sot u zhvillua një aksion i gjerë policor në territorin e Shkupit dhe Kumanovës.
Gjatë hetimeve janë zbatuar masa të veçanta hetimore, ndërsa aksioni i sotëm u drejtua nga një prokuror publik. Ekipet policore kontrolluan disa lokacione ku konfiskuan një sasi të konsiderueshme amfetamine dhe arrestuan disa persona të dyshuar për lidhje me tregtinë e paligjshme të drogës.
Institucionet njoftojnë se më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të të gjitha veprimeve operative. Ky aksion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar krimin e organizuar të lidhur me drogën në nivel kombëtar.