Më datë 03.02.2026, në ora 20:30 në rrugën “Ilinden” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin H.D. (26) nga Gostivari, sepse tek ai është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë. Më pas, në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore Gostivar, është kryer kontroll në shtëpinë e tij, me çka, po ashtu, është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë.
“Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

