8 C
Tetovo
E shtunë, 9 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniBDI dorëzohet në Bogovinë, frika nga humbja ndryshon lojën

BDI dorëzohet në Bogovinë, frika nga humbja ndryshon lojën

Afera të pafundme korruptive, skandale dhe keqpërdorime nga eksponentë të lartë të BDI-së sa ishin në pushtet e kanë shndërruar këtë parti në një simbol të degradimit. Kjo krizë besimi reflektohet më së miri në Bogovinë, komunë që prej kohësh njihet si bastion i pakapërcyeshëm anti-BDI. Dikur ishte aviano e PDSH-së, ndërsa tani po vazhdon të ruajë një qëndrim të prerë kundër kësaj partie.

Ky trend duket se vazhdon edhe në zgjedhjet aktuale, ku sipas të gjitha anketave qytetarët refuzojnë kategorikisht t’ia vazhdojnë pushtetin lokal BDI-së në këtë komunë.

Shpërbërja e mekanizmave të brendshëm dhe frika nga humbja e thellë i kanë detyruar eksponentët lokalë të BDI-së të tërhiqen nga gara.

Në këtë kontekst, vendimi i papritur i BDI-së së Bogovinës për të mos kandiduar me kryetarin aktual, Besnik Emshiun edhe pse fillimisht morrën një vendim, nuk është rastësi. Nuk ka dyshim se skandalet e shumta, por edhe sondazhet e brendshme të disfavorshme, kanë qenë faktorë kyç që kanë shtyrë partinë të tërhiqet para kohe, duke dhënë një sinjal të qartë për të gjithë se beteja është e humbur.

Besnik Emshiu, pas katër viteve në krye të komunës, nuk arriti të shënojë asnjë arritje reale. Ashtu si hyri në politikë si anonim, ashtu edhe po largohet, duke lënë pas një komunë pa investime, me probleme të vjetra që nuk janë adresuar, me infrastrukturë të shkatërruar, mungesë ujit të pijshëm, kanalizime të amortizuara dhe mungesë totale transparence. Kjo është fytyra e vërtetë e qeverisjes së BDI-së në Bogovinë.

Në anën tjetër, përballë këtij kolapsi qëndron kandidati i VLEN-it, Feti Abazi, një profesionist, i cili njeh thellë çdo cep të komunës dhe sfidat e saj. Me eksperiencë të gjatë në sektorin e urbanizmit dhe një histori të pasur me projekte konkrete zhvillimore, ai vjen me një vizion të qartë për Bogovinën, si një komunë transparente, efikase dhe në shërbim të njerëzve.
Në këtë garë, BDI-ja duket se ka humbur jo vetëm betejën politike, por edhe besimin e qytetarëve. Bogovina, bastioni anti-BDI, do të vazhdojë të refuzojë korrupcionin dhe të tradhtinë, duke zgjedhur ndryshimin e vërtetë./fol.mk

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments