Zhvillimet e fundit në Saraj kanë sjellë një përmbysje të papritur të situatës në terren.
Deri më tani, gara për komunën shihej si përballje mes Blerant Ramadanit nga Aleanca për Kombëtare për Integrim (AKI) dhe Muhamed Elmazit nga koalicioni VLEN. Por, në momentin e fundit është shfaqur një emër i ri: Remzi Mamuti, një kandidat i pavarur, i cili vjen nga radhët e BDI-së.
Ajo që e bën edhe më të çuditshëm këtë zhvillim është fakti se Mamuti, në javët e fundit, është parë duke marrë pjesë në disa takime të organizuara nga kandidati i AKI-së, Blerant Ramadani.
Ky detaj ka hapur shumë dilema dhe diskutime në opinionin politik lokal: a është kjo një lëvizje e pavarur e Mamutit, që ka vendosur të garojë më vete, apo është një strategji e qëllimshme e BDI-së për të tërhequr mbështetjen nga Ramadani.