8 C
Tetovo
E hënë, 15 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniBDI në Tetovë po braktiset, lojërat e Faton Ahmetit largojnë strukturat dhe...

BDI në Tetovë po braktiset, lojërat e Faton Ahmetit largojnë strukturat dhe mbështetësit

Faton Ahmeti për të shpëtuar vetveten e futi BDI-në në Tetovë në kolaps, anëtarësia po largohet, mbështetësit ia këthejnë shpinën.

Siç thonë vetë anëtarët e degës së BDI-së, pas informatave se do të pësoj debakëll në lagjen TEQE, prej ku ai është vetë, Faton Ahmeti për të shpëtuar karrierën politike ka vendosur në listë të këshilltarëve tre kandidatë nga lagjja e tij “TEQE”, kryesisht njerëz që i ka tëpër të afërt për të mbrojtur vetveten dhe pushtetin e vetë.

Kjo ka shkaktuar revoltë të madhe sepse janë injoruar dhe tradhëtuar struktura aktive të partisë por edhe të nëndegëve të tjera. Kjo injorancë ka bërë që ata të largohen nga BDI dhe AKI.

Po ashtu kaosi është shpërndarë edhe në të gjithë degën e BDI-së në Tetovë, anëtar të të cilëve tashmë janë larguar dhe kalojnë në mbështetje të VLEN-it.

Humba e AKI në Tetovë, sipas anketave të fundit është 4 ndaj 1 në favor të kryetarit aktual dhe VLEN-it.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments