E shtunë, 26 Prill, 2025
BallinaLajmeBDI: Nëse nuk keni frikë nga vullneti i popullit, atëherë ejani në...

BDI: Nëse nuk keni frikë nga vullneti i popullit, atëherë ejani në zgjedhje të parakohshme

Bashkimi Demokratik për Integrim i drejtohet publikisht partive shqiptare në qeveri dhe me një thirrje të qartë: Nëse nuk keni frikë nga vullneti i popullit, atëherë ejani në zgjedhje të parakohshme.

Nëse mendoni se populli pajtohet që partitë humbëse të përfaqësojnë shqiptarët – EJANI NË ZGJEDHJE!

Nëse mendoni se është në rregull që ministrinë për Marrëveshjen e Ohrit ta udhëheq një pitinist që mohon atë –EJANI NË ZGJEDHJE!

Nëse mendoni se shqiptarët e pranojnë anulimin e balancuesit – EJANI NË ZGJEDHJE!

Nëse mendoni se punësimet njëetnike, përjashtuese nuk shqetësojnë askënd –EJANI NË ZGJEDHJE!

Nëse mendoni se shqiptarët janë të kënaqur me përjashtimin e diasporës nga regjistrimi –EJANI NË ZGJEDHJE!

Nëse mendoni se shqiptarët e pranojnë ndalesën e për të negociuar në emër të shtetit –EJANI NË ZGJEDHJE!

Nëse mendoni se është normale që inspektorët e gjuhës shqipe të japin dorëheqje sepse nuk u paguhen rrogat për katër muaj –EJANI NË ZGJEDHJE!

Nëse mendoni se ky është drejtimi i duhur për shqiptarët –EJANI NË ZGJEDHJE!

Sepse ai që është i sigurt në drejtësinë e rrugës së vet – nuk ka pse të ketë frikë nga zgjedhjet.

BDI nuk e frikësohet popullit.

Ne e dëgjojmë, e respektojmë dhe besojmë tek ai.
Nëse edhe ju e bëni të njëjtën gjë –EJANI NË ZGJEDHJE!

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments