Pse BDI gjithmonë kërkon ndihmën e maqedonasve për të fituar Tetovën?
Në çdo palë zgjedhje lokale, Bashkimi Demokratik për Integrim duket se ndjek të njëjtin skenar kur bëhet fjalë për Tetovën – kërkon mbështetje nga partitë maqedonase për të fituar pushtetin në këtë komunë me shumicë shqiptare.
Në zgjedhjet e kaluara, për të siguruar një mandat tjetër për Teuta Arifin, BDI kërkoi ndihmë nga LSDM-ja, duke sjellë në Tetovë edhe liderin e atëhershëm të saj, Zoran Zaev, madje edhe Lube Boshkovski, vetëm për të siguruar vota maqedonase kundër kandidatit shqiptar Bilall Kasami.
E njëjta qasje po përsëritet edhe tani. Për kandidatin aktual të BDI-së, Bajram Rexhepi, partia ka hapur dyert e bashkëpunimit me VMRO-në dhe madje po kërkon edhe përkrahjen e “Levica”-s, parti e cila në raundin e parë të zgjedhjeve me kandidatin e saj e pengoi fitoren e sigurtë të Bilall Kasamit që nga rrethi i parë.
Ky veprim i kthyer tashmë në praktikē praktikë, tregon se BDI tashmë nuk gëzon më besimin e shumicës shqiptare në Tetovë, prandaj për ta ruajtur pushtetin, i drejtohet elektoratit maqedonas — duke shkelur kështu parimin e përfaqësimit autentik të vullnetit shqiptar në këtë qytet simbol të rezistencës politike shqiptare.


