Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit nga koalicioni VLEN, Nevzat Bejta, ka falenderiar gratë e Forumit të Gruas të VLEN-it, duke theksuar rolin kyç të tyre në proceset e ndryshimit dhe zhvillimit shoqëror, përcjell Fol
Në një mesazh të publikuar në kuadër të përmbylljes së takimeve të fushatës, Bejta ka vlerësuar gratë si shtyllë të ndryshimit, zë të arsyes dhe energji që ndërton të ardhmen me punë, ndershmëri dhe përgjegjësi. Ai ka theksuar se ky takim përfaqëson një shprehje mirënjohjeje për çdo grua që beson, vepron dhe nuk ndalet përballë sfidave.
Sipas Bejtës, një e ardhme më e mirë ndërtohet vetëm atëherë kur gratë janë pjesë aktive e vendimmarrjes dhe zhvillimit të shoqërisë.
Postimi i plotë i Bejtës:
“🇦🇱 Gratë janë shtylla e ndryshimit, zëri i arsyes dhe energjia që ndërton të ardhmen me punë, ndershmëri dhe përgjegjësi.
Në përmbyllje të takimeve tona në këtë kohë fushate, ky takim është një shprehje mirënjohjeje për çdo grua që beson, vepron dhe nuk ndalet përballë sfidave, sepse një e ardhme më e mirë ndërtohet kur gratë janë pjesë aktive e vendimmarrjes dhe zhvillimit”, ka shkruar Bejta./Fol.mk/









