8 C
Tetovo
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniBejta: Qindra mijëra euro për zbukurime pa efekt! Premton fund të keqpërdorimeve...
- Advertisment -spot_img

Bejta: Qindra mijëra euro për zbukurime pa efekt! Premton fund të keqpërdorimeve dhe projekte të mëdha për Gostivarin

Tema e stolisjes për fundvit ka prekur fushatën zgjedhore për zgjedhjet e përsëritura në Gostivar. Kandidati për kryetar të Komunës, Nevzad Bejta, ka kritikuar qeverisjen aktuale dhe ish-qeverisjen komunale, duke i akuzuar për harxhime të panevojshme dhe mungesë rezultatesh konkrete për qytetin. Sipas Bejtës, gjatë qeverisjes së Arben Taravarit janë shpenzuar qindra mijëra euro për zbukurimin e qytetit, por Gostivari, siç tha ai, ka mbetur i pa zbukuruar. Ai premtoi se nëse zgjidhet kryetar komune në zgjedhjet komunale të 11 janarit, Gostivari do të ketë një qasje krejtësisht tjetër.

“Me ardhjen time në krye të Gostivarit, Gostivari për vitin e ri do të shkëlqejë, krimi do të zhduket, arka e buxhetit komunal do të mbushet pastërtia do të jetë në nivel shumë të lartë. Do të realizojmë projekte të mëdha, rrugët do të rregullohen. Nuk do të ketë gropa në fshat dhe qytet”, tha Nevzat Bejta – kandidat i VLEN-it për kryetar të Gostivarit.

Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments