8 C
Tetovo
E martë, 7 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniBekim Fazliu: Afera “AS Senjak” lidh boshtin kriminal Mijallkov–Ahmeti–Vuçiq

Bekim Fazliu: Afera “AS Senjak” lidh boshtin kriminal Mijallkov–Ahmeti–Vuçiq

Bartësi i koalicionit **VLEN**, **Bekim Fazliu**, në një deklaratë për media ka akuzuar ashpër kreun e BDI-së, **Ali Ahmetin**, dhe partinë e tij për përfshirje në një aferë të madhe politiko-financiare që, sipas tij, trondit themelet e shtetit dhe interesat kombëtare shqiptare.

Fazliu tha se tashmë kanë kaluar pesë ditë që BDI dhe Ali Ahmeti “fshihen në heshtje” përballë akuzave të publikut dhe mediave. “Heshtja e tyre është pranimi më i zhurmshëm i fajit në aferën më të madhe që po trondit vendin”, theksoi ai.

Sipas Fazliut, familja e Ali Ahmetit, përmes kompanisë **“AS Senjak”**, ka shitur një pako të madhe aksionesh të **Alta Bankës** nga Beogradi – një bankë e kontrolluar nga regjimi i **Aleksandër Vuçiqit** – ndërsa më parë i kishte blerë këto aksione nga **Sasho Mijalkov**, ish-shef i shërbimeve sekrete maqedonase.

> “Me këtë konfirmohet boshti kriminal Mijallkov – Ahmeti – Vuçiq, i cili vepron pas shpinës së qytetarëve”, tha Fazliu.

Ai akuzoi se “AS Senjak” është një kompani fantazmë që shërben për pastrim parash të përfituara nga tenderët e komunave të udhëhequra nga BDI, ndërsa më pas këto mjete janë përdorur për tregti me rrjete politike në Beograd.

> “Kjo nuk është biznes, por tradhti e pastër e interesave kombëtare, e paguar me paratë e qytetarëve”, deklaroi Fazliu.

Në këtë kontekst, **VLEN** ka dorëzuar zyrtarisht **Iniciativë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK)**, duke kërkuar hapjen e një hetimi të plotë ndaj zyrtarëve të BDI-së dhe marrëdhënieve të tyre me strukturat e pushtetit në Serbi.

Në iniciativë kërkohet që KSHPK të hetojë:

1. Përdorimin e mundshëm të ndikimit politik për realizimin e marrëveshjes financiare;
2. Prapavijën e transaksioneve midis kompanisë së Mijalkovit dhe familjes së Ahmetit;
3. Tenderin prej 1.5 milion eurosh të dhënë kompanisë “AS Senjak” pas shitjes së aksioneve;
4. Mundësinë që kjo marrëveshje të ketë rrezikuar sigurinë kombëtare dhe stabilitetin financiar të shtetit.

Fazliu përmbylli deklaratën duke theksuar se **VLEN** nuk do të ndalet derisa “e vërteta të dalë në shesh dhe drejtësia të arrijë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë aferë antishqiptare dhe antishtetërore”.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments