Si koordinator i grupit parlamentar VLEN, sot në hapësirat e Kuvendit prita në takim përfaqësues të OSBE/ODIHR, me të cilët biseduam për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Diskutuam mbi rëndësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike, si dhe mbi përmirësimet e nevojshme në proceset zgjedhore në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare.
Si VLEN, besojmë se sundimi i ligjit dhe forcimi i demokracisë ndërtohen përmes zgjedhjeve të lira dhe proceseve të besueshme zgjedhore.