8 C
Tetovo
E enjte, 15 Janar, 2026
BallinaLajmeBekim Sali: Atë që e premtuam edhe po e realizojmë, mbyllen edhe...

Bekim Sali: Atë që e premtuam edhe po e realizojmë, mbyllen edhe 33 lojëra të fatit online

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, njëherësh kryetar i Alternativës, ka njoftuar se nga sot kanë hyrë në fuqi ndalesat për 33 organizues ilegalë të lojërave të fatit online, duke vazhduar, siç tha ai, betejën e pandalshme kundër kazinove ilegale në internet.

“Atë që e premtuam edhe po e realizojmë: mbyllen edhe 33 lojëra të fatit online”, ka deklaruar Sali, duke theksuar se ky vendim rrit ndjeshëm numrin e faqeve të bllokuara. Sipas tij, “me këtë vendim, numri i përgjithshëm i faqeve të ndaluara arrin në 307, një rezultat konkret i angazhimit tonë të pandalshëm”.

Sali ka vlerësuar se kjo politikë është pjesë e një qasjeje të përgjegjshme të Qeverisë, e cila ka për qëllim mbrojtjen e shoqërisë nga pasojat e dëmshme të lojërave të fatit. “Kjo politikë e përgjegjshme synon të mbrojë familjet, të rinjtë dhe shoqërinë në tërësi nga pasojat e dëmshme të lojërave të fatit, si dhe të vendosë rend dhe ligj në këtë sektor”, ka theksuar ai.

Në fund, zëvendëskryeministri i parë ka nënvizuar se Qeveria po dëshmon seriozitet në realizimin e zotimeve të saj. “Qeveria po dëshmon se premtimet nuk mbesin fjalë, por shndërrohen në veprime konkrete”, ka deklaruar Sali, duke përmbyllur mesazhin me thirrjen: “Ashtu siç premtuam, po veprojmë, kazinot online larg shtëpive tona!”.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments