Kandidati i koalicionit VLEN** për Komunën e Haraçinës, Daut Beqiri, ka marrë pjesë mbrëmë në hapjen solemne të Klinikës Specialistike për Fizioterapi dhe Rehabilitim, themeluar nga Rita Sinani Halimi, një profesioniste e përkushtuar dhe bartëse e listës së VLEN për Këshillin Komunal të Haraçinës.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Beqiri vlerësoi lart punën dhe përkushtimin e Sinani Halimit, duke theksuar se ky hap është dëshmi se Haraçina ka potencial, ka dije dhe ka njerëz që dinë të ndërtojnë me punë dhe vizion.
“Në emrin tim dhe të gjithë ekipit tonë, i urova Ritës suksese të shumta në fushën e shëndetësisë, por edhe në rrugëtimin tonë të përbashkët politik, që synon një Haraçinë moderne, me shërbime cilësore dhe me institucione që i shërbejnë qytetarit,” tha Beqiri.
Ai shtoi se bashkë me qytetarët e Haraçinës, o ndërtohet një komunë e re, dinjitoze, me zhvillim, mirëqenie dhe shpresë për çdo familje, duke theksuar se fitorja po vjen dhe se numri 7 – VLEN për Haraçinën!