8 C
Tetovo
E shtunë, 15 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniBerisha: Rebalanci i buxhetit, hap i rëndësishëm drejt një Shkupi më funksional

Berisha: Rebalanci i buxhetit, hap i rëndësishëm drejt një Shkupi më funksional

Dje në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit është miratuar rendi i ditës me një sërë pikash me rëndësi për funksionimin e qytetit, ku theks i veçantë i është kushtuar rebalancit të buxhetit për vitin 2025.

Këshilltarët e VLEN-it kanë mbështetur miratimin e këtij rebalanci, duke dëshmuar angazhim të qartë për stabilitetin financiar të qytetit dhe zhvillimin e projekteve që prekin drejtpërdrejtë jetën e qytetarëve.

Sipas Zekerija Berishës, këshilltar nga VLEN në Qytetin e Shkupit, ky rebalanc krijon bazë për një menaxhim më efikas të mjeteve publike, duke siguruar investime më të qëlluara dhe shërbime më të mira për qytetarët.

“Me këtë vendim, hapim rrugë për: përforcimin e programeve të zhvillimit 2025–2027; modernizimin teknologjik dhe shërbimet digjitale; mirëmbajtjen e rrugëve dhe infrastrukturës në kushte dimri; pastërtinë publike dhe gjelbërimin e qytetit; mbështetjen e ndërmarrjeve publike; përmirësimin e politikave sociale, mjedisore, kulturore dhe arsimore”, ka bërë të ditur në një postim në rrjetet sociale, Berisha.

Ai ka falënderuar të gjithë këshilltarët që mbështetën këtë proces, veçanërisht ekipin e VLEN-it për qasjen konstruktive dhe përgjegjëse.

“Kështu qytetit ia kthejmë stabilitetin financiar për të garantuar projekte të rëndësishme për qytetarët të realizohen pa vonesa. Vazhdojmë të punojmë me përgjegjësi, transparencë dhe me fokus tek nevojat e Shkupit dhe të qytetarëve të tij”, thekson Berisha.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments