Besim Memedi do të jetë sekretar i ri shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë. Lajmi u bë i ditur nga ministri Taravari.

”Sapo kemi koordinuar aktivitetet e 2025-ës me Sekretarin e Ministrisë tonë, Besim Memedin, i cili ngjall dhe Besim”, shkruan Taravari.

Memedi njoftoi opinionin për emërimin duke faleminderuar Taravarin për besimin e dhënë.

”Të nderuar aktivistë, miq, shokë, familjarë dhe ju të dashur mërgimtarë. Nga sot jam emëruar në pozicionin e Sekretarit të Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë. Falënderoj kryetarin, njëkohësisht Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Arben Taravari, për vlerësimin dhe besimin e dhënë”, shkruan
Besim Memedi.