Këtë pasdite e kalova duke iu përgjigjur ftesës së familjes Idrlezi nga fsh Raven i Gostivarit për të vizituar fermën e tyre, informon në FB, Zëvendësministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti.
Ajo që pashë është një shembull i vërtetë i një ferme moderne sipas standardeve evropiane, dhe akoma më e admirueshme, sepse investimi është tërësisht me fondet e veta. Fermerë të tillë meritojnë gjithë respektin dhe mbështetjen tonë nga Qeveria. Ka masa të shkëlqyera nga Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë që ndihmojnë në modernizimin e blegtorisë dhe detyra jonë është të informojmë prodhuesit bujqësorë që të përdorin këto fonde që janë të destinuara për ta.
Fermerët tanë meritojnë të jenë më të informuar për masat e ofruara nga Ministria e Bujqësisë, së bashku me mbështetjen për zhvillimin e aktivitetit të tyre. Statusi në fb i Flakron Bexhetit – Zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave.