Aplikacioni i pagesave “PayPal” po has probleme në mbarë botën, raporton “BBC”.
Në një postim në faqen zyrtare të aplikacionit është thënë se po ka “një problem në sistem” që mund të prekë opsione të ndryshme në PayPal – përfshirë edhe tërheqjen e mjeteve nga llogaritë.
“Ekipi teknik po punon për të zgjidhur çështjen”, është thënë nga PayPal.
Konsumatorë të shumtë nga mbarë bota janë ankuar se nuk po mund të kyçen në llogaritë e tyre apo se po kanë probleme me pagesat.