8 C
Tetovo
E premte, 9 Maj, 2025
BallinaLajmeMaqedoniBien nga një ndërtesë, humb jetën një grua dhe një i mitur...

Bien nga një ndërtesë, humb jetën një grua dhe një i mitur po lufton për jetë

Mbrëmë ka ndodhur një tragjedi në Kisella Vodë të Shkupit pasi një grua 70-vjeçare dhe një e mitur kanë rënë nga një tarracë e një ndërtese.

Gruaja ka ndërruar jetë në vend, ndërsa fëmija është dërguar për ndihmë në Qendrën Urgjente. Një numër i madh ekipe shpëtimi kanë ndërhyrë në vendngjarje.

“Dje në ora 19:40, SPB Shkup ka raportuar se dy persona (një grua 70 vjeçare dhe një e mitur) kanë rënë nga lartësia (nga një objekt) në territorin e Kisella Vodës. Gruaja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa i mituri është dërguar për ndihmë në qendrën urgjente”, njoftojnë nga MPB.

Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje tragjike, gjatë ditës priten më shumë informacione lidhur me këtë ngjarje tragjike.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments