Kandidati për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami, në tubimin e sontëm në Zhelinë ka shpjeguar se pse Blerim Sejdiu duhet të jetë në krye të kësaj komune edhe për një mandat tjetër.
“Pse Zhelina ka votuar dy mandate dhe do të votojë edhe të tretin për Blerimin, sepse Blerimi para se të nënçmojë të tjerët apo kundërshtarët, ka punuar për çdo vendbanim të komunës së Zhelinës në këto projekte që i shfrytëzojnë banorët e Zhelinës”, tha Kasami.
Ai kërkoi që opozita të dalë me program dhe me kandidat që do të ofrojnë zgjidhje për shqiptarët.
Shton se Zhelina ka edhe përkrahjen e pushtetit qendror, që të kemi të gjitha shërbimet në interes të banorëve.
“Ky është modeli që ofrojmë në këto zgjedhje, ofrojmë bulevarde për fshatrat tona, shkolla, çerdhe, shtëpi të kulturës. Prandaj Blerimi do të zgjidhet edhe për një mandat në krye të Zhelinës”, tha mes tjerash Kasami.