Kryetari i Tetovës ka nisur aktivitetet në kuadër te fushatës pë raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, me çka ka takuar aktivistët e lagjeve Teteks 1, Teteks 2 dhe Migjeni.
“Sot pata kënaqësinë të vizitoj fabrikën Molika, një nga Sonte zhvilluam takim me aktivistët tanë në shtabet e lagjeve Teteks 1, Teteks 2 dhe Migjeni, me njerëzit që më 19 tetor na dhuruan fitore të qartë e bindëse”.
“Kjo mbështetje është dëshmi e besimit që qytetarët kanë ndaj punës sonë, përkushtimit dhe vizionit për një Tetovë moderne, të pastër dhe me zhvillim të qëndrueshëm”, ka shkruar Kasami në Facebook.
Ai më tej thekson se “me të njëjtin bashkim e energji, më 2 nëntor do ta kurorëzojmë fitoren përfundimtare dhe do ta çojmë Tetovën edhe më përpara”.