Bilall Kasami në “Real Story”: Tetova, kryeqendra e shqiptarëve në RMV, në 2025 do përfitojmë 11 milionë euro investime
schedule
20:20 – 27 Janar, 2025
TIRANË- Kryebashkiaku i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë intervistës në “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, u pyet mbi dallimin mes ish-liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski dhe kryetari aktual, Hristijan Mickovski, i cili mban postin e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.
Ai theksoi se partneri i tyre qeverisës në RMV Mickovski nuk synon vjedhjen e buxhetit siç bëri Gruevski, por kërkon zhvillimin e komunave, përfshirë dhe ato shqiptare.
Sipas Kasamit, në 2025, Komuna e Tetovës do të përfitojë 11 milionë euro investime kapitale.
“Unë besoj se Ka një ndryshim rrënjësor, unë do jap vetëm një shembull. Gruevski, në kulimacionin e pushtetit të tij, ën RMV, promovoi një projekt Shkupi 2014. Besoj që Shkupi 2014 ishte një mënyrë klasike e keqpërdorimit e nacional-romantizmit për pasurim personal. Përmes kësaj, Gruevksi, në opinion, dhe bashkëpunëtorët e afërt prezantonin një projekt të rindërtimit të historisë të popullit maqedonas, në prapaskenë të kësaj ndodhte një vjedhje klasike e parave publike. Projekti Shkupi 2014, ka kushtuar diku nga 500 milionë euro deri në 1 miliard euro. Mendohet se janë keqpërdor 500 milionë para në buxhet dhe kanë kaluar në llogari privat të Gruevskit, Mijallkov, dhe bashkëpunëtorë të tyre, sot në qeverisje e Mickovskit, kryeministrit aktuale të VMRO-DPENE, kemi po ashtu një projekt që shkon 1 miliard euro është kredi e njohur hungarezeve, e cila 500 milionë do investohet në komuna dhe bashki për kokë banori, që edhe shqiptarët do të marrin hisen e tyre. Në qeverisjen paraprake nuk mori asnjë cent deri sa ishte qeverise paraprake, sot komuna e Tetovës, në vitin 2024, ka marrë 4 milionë euro për investime të projekteve kapitale, në 2025 do të marrë 11 milionë euro. Kjo është arsyeje, që unë të zhvilloj bashkinë e Tetovës, sepse është kryeqendra e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe dua që këto parë të shkojnë atje ku duhet. Gruevski përdori gati 1 mld euro për t’u pasurur, Mickovksi harxhon para për të ndërtuar komunat dhe diku 500 milionë euro do shkojnë për bizneset, me kredi, kamata të ulëta. Janë këto dy projekte, që simbolizojnë qeverisjen e Gruevskit dhe qeverisjen e sotme të Mickovskit”, tha ai./abcnews.al