I pari prej opozitarëve që shkundi themelet e BDI-së partisë më të fuqishme në bllokun shqiptarë ishte pikërisht kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Arriti ta “dëbojë” BDI-në nga selia e partisë, e fitoi bindshëm Tetovën. Por, siduket me kohë Kasami dëshmoi se nuk ka qenë i interesuar vetëm për fitore por që për të shkaktuar ndryshim vërtetë drastik në këtë qytet i cili për vite të tëra ishte i ngulfatur dhe i stagnuar në procesin e zhvillimit. Punë mjaft e dobishme dhe e guximshme kjo që së fundmi Kasami me një ekip profesionistësh ka përmbyll procesin e ndryshimit të emrave të rrugëve në Tetovë, shkruan Zhurnal.
Kasami riktheu shpresën e ndryshimit në Tetovë –
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami me një ekip profesionistësh ka përmbyll procesin e ndryshimit të emrave të rrugëve në Tetovë. Materialet e përgatitura nga një komision i posaçëm së shpejti do të jenë pjesë e procedurave në kuadër të Këshillit komunal të Tetovës.
Po ashtu bëhet e ditur se në proces të ndryshimit janë qindra rrugë, që me ndryshimet e reja do të ketë emra të personaliteteve dhe ngjarjeve historike shqiptare. Në proces janë mbi 200 emra të rinj që për herë të parë do të mbajnë rrugët e Tetovës. Në kuadër të ndryshimeve do të bëjnë pjesë edhe urat dhe objektet e tjera infrastrukturore.
Lëvizja Besa e vetme në skenën opozitare shqiptare-
Pas daljes së Lëvizjes Besës nga Qeveria Zaev besimi i qytetarëve u rikthye në këtë parti, madje duke ia dhënë besimin dhe mundësinë që BDI-në ta “dëbojë” nga qyteti i selisë, Tetova.
Bilall Kasami, fitoi bindshëm dy herë në Tetovë përballë oponentëve politik dhe aparatit shtetëror, dhe kjo fitore e tij në një ndër komunat më të rëndësishme për shqiptarët është dëshmi se shqiptarët tashmë kishin një derë ku të duartrokasin.
Prandaj, lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, dëshmoi pjekuri politike të mjaftueshme për t’i tejkaluar inatet personale e hatermbetjet por për hatër të interesit të përgjitshëm të qytetarëve u bashku në një tavolinë me eksponentë politike të cilët dikur kishin mos pajtime të mëdha. Por, dëshira për ndryshim i tejkaloi të gjitha dhe u arrit mirëkuptim i mjaftueshëm sa për ta bërë edhe koalicionin fitues VLEN.
Tetova ndryshoi me Bilall Kasamin, ky ndryshim pozitiv është i nevojshëm edhe në qytetet tjera-
Suksesi më i madh i Lëvizjes Besa është mposhtja e partisë më jetëgjatë në pushtet BDI-së, e cila selinë e partisë e ka në Tetovë, por kjo gjë nuk ishte pengesë për kryetarin e Besës, Bilall Kasamin, që ta fitojë BDI-në në këtë qytet, e të bëhet i pari i Komunës. Kjo mbase është një shembull se si këmbëngulja dhe puna serioze sjell rezultate fantastike.
Çfarë ndryshoi në Tetovë me Bilall Kasamin?
– U bë identifikimi i borxhit të Komunës dhe publikimi në ueb-faqe dhe hapësira publike, që të dinë gjithë qytetarët në çfarë gjendje të mjerueshme e ka lënë kryetarja paraprake Komunën.
– Mbartja e mbeturinave në kohë, pastrimi, larja e bulevardeve, rrugëve dhe trotuareve gjatë natës.
– Trotuare dhe hapësira publike të lira. Pronarëve të shitoreve nuk do ju lejohet ekspozimi i mallrave dhe produktet në hapësira publike trotuar, rrugë apo hapësira jo adekuate për shitje.
– Lehtësimi i komunikacionit urban duke krijuar skemën e rrugëve njëkahëshe, duke vendosur sinjalizimet adekuate dhe kontrollin adekuat policor.
– Ndalimi i qarkullimit kamionëve edhe mjeteve transportuese të rënda gjatë ditës në qytet
– Infrastrukturë moderne, lagje me pamje krejtësisht tjetër me standarde evropiane
Menaxhimi i suksesshëm në Tetovë nga Bilall Kasami është dëshmuar me vepra konkrete, jo vetëm me fjalë:
– Raportim tremujor i kryetarit të komunës rreth kondicionit buxhetor të komunës së Tetovës.
– Detektimi dhe rishikimi i të gjitha kontratave të kundërligjshme me pasoja financiare për komunën
– Transmetimi Direkt i seancave të Këshillit komunal, veprim që flet për transparencë.
– Largimi i shtyllave (sinjalizuese) të korsive për biçikleta, që ishin vendosur në mënyrë të kundërligjshme
– Parkingu i qytetit përkohësisht pa pagesë, ashtu siç kishte premtuar
– Zero tolerancë për të punësuarit fiktiv dhe keqpërdoruesit e mjeteve publike
– Largimi i veturave dhe mjeteve tjera jo funksionale të parkuara me vite nëpër trotuare, rrugë apo vende tjera publike, që kanë bllokuar qytetin
– Përpilimi i një strategjie për zgjidhje afatgjate të problemit me qentë endacak
– Rishikimi i planit gjeneral urbanistik dhe atyre detale urbanistike
– Qeverisje përmes qytetarëve – komunikim të drejtpërdrejtë dhe grumbullim idesh në kohë reale nga qytetarët. Të premten e çdo fund muaji kryetari i komunës dhe bashkëpunëtorët e tij do të realizojnë takim të hapura me qytetarët rreth ideve dhe kërkesave reale të tyre
Me fjalë të tjera ka arrit të përmbush pjesën më të madhe të premtimeve që i ka pasur në fushatë, ka arritur të ringjall Tetovën nga gjendja e mjerueshme që e kishte lënë kryetarja paraprake. Bilall Kasami me menaxhimin e tij për një kohë të shkurtë ka dhënë sinjale se mundet dhe ka kapacitet ta bëjë Tetovën qytet evropian. /Zhurnal.mk